Raportuesi per Serbine ne Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka deklaruar se nenshkrimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit vlen vetem per Serbine dhe jo per Kosoven.

Pa dashur te shkaktoje provokime, Kacin ka theksuar se Serbia duhet te percaktoje menyrat e integrimit ne BE, duke qene se Kosova nuk mund te anetaresohet bashke me te.

“Une jam raportues i Parlamentit Evropian per Serbine, pa Kosoven. Te gjitheve u duhet t’iu behet e qarte se MSA vlen vetem per Serbine per te cilen une jam pergjegjes dhe jo per Kosoven”, ka pohuar Kacin.

Me tej eurodeputeti ka shprehur bindjen e tij se Serbia e deshiron integrimin ne BE, por jo pa Kosoven.

Top Channel