ICO: Banoret e Mitrovices, pjese e decentralizimit
23/12/2009 15:25
Numri dy i ICO-se ne Kosove, Flecer Barton ka vleresuar procesin e themelimit te komunes se re te Mitrovices se veriut, duke deklaruar se kjo nisme shenon nje hap perpara ne procesin e decentralizimit.
Barton eshte shprehur se komunat e reja dhe ato te zgjeruara kane qene nje shembull pozitiv per banoret e Mitrovices se veriut, te cileve u ka bere thirrje qe te marrin pjese ne “vendosjen e gureve te themelit per te ardhmen e tyre”.
“Decentralizimi eshte nje mundesi per banoret e Mitrovices se veriut, ne vecanti per pjesetaret e komunitetit serb, per te ndikuar ne te ardhmen e tyre”, ka deklaruar Barton.
Top Channel