Mbreteria e Holandes mbeshtet Kosoven ne fushen e sigurise duke ndertuar marredhenie bilaterale midis dy vendeve tha ministri i Forces se Sigurise se Kosoves, Fehmi Mujota. Ai keto deklarate e beri te merkuren me rastin e nenshkrimit te Memorandumit te Bashkepunimit midis Ministrise se FSK-es dhe Ministrise se Mbrojtjes te Mbreterise se Holandes.

Nenshkrimi i kesaj marreveshje te bashkepunimit midis FSK-se dhe Ministrise se Mbrojtjes se Mbreterise se Holandes parashikon ndertimin e partneritetit midis dy vendeve ne fushen e sigurise, u shpreh Mujota. Ai tha se FSK-ja eshte duke deshmuar nje pjekuri graduale te ndertimit te saj si force e sigurise.

Ndersa zevendesshefi i Ushtrise se Mbreterise se Holandes, Frik Meulman tha se nenshkrimi i kesaj marreveshje shenon thellimin e bashkepunimit midis dy vendeve. “Kjo marreveshje eshte nje kornize e cila dy vendeve do t’u jap mundesine e bashkepunimit ne shume çeshtje te fushes se sigurise’, tha ai.

Top Channel