Demarkacioni, gjykata: Jo shqyrtimit te paktit

23/12/2009 18:50

Gjykata Kushtetuese e Maqedonise ka vendosur qe te mos hape proces per vleresimin e kushtetutshmerise se ratifikimit te marreveshjes per demarkacionin e kufirit ndermjet Maqedonise dhe Kosoves.

Kerkesen per vleresimin e kushtetutshmerise e kishte bere Partia Liberale Demokratike e Maqedonise.

“Gjykata ka vendosur te mos e hape shqyrtimin, pasi kjo nuk lejohet me ligj. Ndersa persa i perket permbajtjes se marreveshje, ajo nuk eshte kompetence e Gjykates Kushtetuese”, ka deklaruar zedhenesi i ketij institucioni, Jugosllav Milenkovic.

Ai ka shtuar me tej se marreveshja ne fjale nuk ka te beje me ndryshim te kufirit, por me percaktimin e vijes kufitare.

Top Channel