BE, 50 milione euro ndihme Serbise

23/12/2009 15:35

Bashkimi Evropian i ka dhene Serbise nje ndihme financiare prej 50 milione eurosh per buxhetin e saj.

Lajmin e bejne te ditur mediat serbe, sipas te cilave Brukseli ka vendosur gjithashtu qe vitin e ardhshem Serbise t’i jepet pjesa tjeter e ndihmes, po 50 milione euro dhe me pas kredia prej 200 milionesh.

Ndihma ne fjale po behet pasi Serbia i dorezoi dje presidences suedeze te BE kerkesen per anetaresimin e vendit ne Unionin Evropian, gje qe eshte konsideruar si nje veprim historik per vendin ballkanas.

Top Channel