Agjencia e vleresimit te cilesise se borxheve, “Moody’s”, e uli vleresimin per Greqine me nje shkalle nga A2 ne A1, duke i dhene mundesi qeverise greke t’i binde investitoret per seriozitetin e masave te saj antikrize.

Vleresuesi tha se tendenca per Greqine mbetet negative, por investitoret prisnin qe Greqia te humbiste dy shkalle ne vleresim.

“Vleresimi i Greqise me A2 paraqet faktin se ka shume pak rreziqe per paaftesi paguese per Athinen ne terma afatshkurter, ndersa rreziqet mbeten te larta ne terma afatgjata”, deklaroi Sarah Carlson, analistja kryesore e rrezikut te borxheve te shteteve sovrane.

Greqia parashikon te terheqe 53 miliarde euro borxhe te reja vitin e ardhshem, pasi terhoqi kete vit 66 miliarde euro, ndersa eshte pranuar gjeresisht se vendi do te vuante pasoja te renda ne rast se “Moody’s” do ta ulte vleresimin e vet me tre shkalle ne Baa1.

Bursa e Athines u rrit me shpejtesi pas ketij lajmi dhe rikuperoi ate qe ka humbur gjate muajit te fundit. Bursa e Athines ka humbur rreth 11 per qind te vleres se vet ne nje muaj dhe fitoi dje rreth 2 per qind. Bondet dhjetevjecare te qeverise greke u ulen me 22 pike baze ne 5.742 per qind. Interesat e borxhit grek mbeten 2.5 per qind me te larta se sa interesat e borxhit gjerman me te njejtin afat maturimi.

Sipas “Moody’s”, Greqia mund te perballet me pamundesi per te rifinancuar borxhin e vet ne rast se Banka Qendrore Europiane ndermerr hapin e pazakonte per te mos pranuar si kolateral bondet e emetuara nga Athina ne kredite qe u jep bankave te Eurozones. BQE si rregull pranon si kolateral vetem titujt e borxheve te klasifikuara A nga agjencite e vleresimit, ndersa borxhi grek eshte aktualisht ne zonen B.

BQE ka kercenuar Athinen se nje mase per mospranim mund te ndermerret ne dhjetor te vitit 2010 dhe se Greqia ka nje vit afat per te deshmuar seriozitet financiar. Greqia ka ne plan te ule deficitin e vet buxhetor ne 8.7 per qind te PBB-se ne vitin 2010, nga 12.7 per qind qe eshte aktualisht, por masat e premtuara per ta realizuar kete gje nuk shihen si te besueshme nga investitoret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA