Toni Pezo: Tirana, nje alternative

22/12/2009 13:30

Toni Pezo rikthehet si nje alternative e vlefshme per Tiranen, i cila nuk ka njohur shume momente te mira ne kete pjese te pare te sezonit 2009-2010.

Mesfushori kroat, i cili ka milituar per nje sezon ne radhet e bardhebluve (2008-2009) dhe ku ka lene edhe pershtypje shume te mira, aktualisht eshte ne force te kroatet e Hajdukut te Splitit, i cili nuk i ka krijuar shume hapesire per te luajtur.

Kjo situate e ka vene ate ne kerkim te nje skuadre te re, nese trajneri nuk e merr parasysh ne te ardhmen kete fakt. Per te interesohet edhe ish-skuadra, ku u rrit si futbollist, Zrinjski. Por alternative mbetet edhe nje rikthim i mundshem te Tirana, ku ai eshte i mirepritur. Kete e konfirmon vete 22-vjeçari Pezo ne nje prononcim per mediat kroate.

“Tirana interesohet per mua dhe me pret me krahe hapur. Por une, per momentin, kam si objektiv te pare te qendroj prane shtepise dhe nje rikthim te Zrinjski eshte zgjedhja ime e pare”, u shpreh ish-mesfushori shkaterrues i bardhebluve ne kohen e Blazh Slishkoviç.

Top Channel