Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, ne nje fjalim te mbajtur ne Shkup para ambasadoreve, ka injoruar plotesisht Marreveshjen e Ohrit, e cila konsiderohet jetike per qetesimin e marredhenieve nderetnike ne Maqedoni.

Ivanov e ka vene theksin tek ceshtja e emrit, duke deklaruar se Maqedonia ne asnje menyre nuk do te heqe dore nga identiteti i saj kombetar.

“Vijat tona te kuqe jane mos leshimi pe nga identiteti maqedonas dhe nga mos ndryshimi i Kushtetutes”, ka pohuar Ivanov, i cili ka shtuar se integrimi i vendit ne NATO dhe BE mbetet prioritet.

Nderkohe, presidenti maqedonas ka njoftuar permes zyres se tij te shtypit se nuk do te marre pjese ne takimin mes presidenteve te rajonit ne datat 7 dhe 8 janar ne Prizren.

Top Channel