Ka shkuar ne 16 numri i viktimave nga gripi i derrave ne Maqedoni.
Mbremjen e se henes, ne kliniken e semundjeve infektive ne Shkup, nje 49 vjecar nderroi jete nga komplikimet e bronkopneumonise.
Pacienti ka qene i shtruar ne spital me 19 dhjetor me simptoma te gripit te derrave. Pas tre diteve, erdhi keqesimi i menjehershem i gjendjes shendetesore, ndersa mbreme pacienti nderroi jete.
Mjeket thane se 49-vjecari vuante nga diabeti.
Ne 24 oret e kaluara ne kliniken per semundjet infektive jane shtruar edhe kater paciente me simptoma te gripit te derrit, gjendja shendetesore e te cileve eshte e qendrueshme.
Ne insititutin per semundje te mushkerive tek femijet, gjate nates mberriten dhe dy femije me forme te lehte pneumonie.
Aktualisht ne kete institut kurohen 27 femije.
Top Channel