Arabia Saudite: Nuk do kursehemi per Kosoven

22/12/2009 14:10

“Arabia Saudite nuk do te kurseje asgje ne perkrahjen ndaj Republikes se Kosoves, sidomos per anetaresimin e saj ne institucionet nderkombetare”.

Keshtu u shpreh ambasadori i sapoemeruar i Arabise Saudite, Abdullah Abdulaziz Al Abdulkarim, jorezident ne Prishtine, i cili sot i dorezoi letrat kredenciale presidentit Fatmir Sejdiu.

Presidenti Sejdiu falenderoi ambasadorin arab per perkrahjen e vazhdueshme qe Arabia Saudite i ka dhene dhe po i jep Republikes se Kosoves, si dhe ka vleresuar si shume te rendesishem vendimin e ketij shteti per njohjen e pavaresise.

“Vendimi i shtetit tuaj per njohjen e Republikes se Kosoves eshte vendim i nje populli qe ka ditur te vleresoje vlerat tona”, ka pohuar Sejdiu.

Top Channel