Sllovenia ndihme 1.8 mln euro FSK-se

21/12/2009 13:55

Ne Kosove po qendron per vizite zyrtare nje delegacion i larte i shtetit slloven, i udhehequr nga presidenti i vendit Danilo Turk, ne perberje te te cilit delegacion jane edhe e ministrja e Mbrojtjes se Sllovenise, Lubica Jelusic, komandanti i Ushtrise se Sllovenise, gjeneralmajor Alojz Steiner dhe perfaqesues te komitetit te biznesit sllovene.

Ministrja Jelusic eshte pritur nga ministri i FSK-se, Fehmi Mujota, te cilit i ka premtuar ndihme per ngritjen e FSK-se. Ne kete kuader Sllovenia do t’i dhuroje 1.8 milion euro per nevojat e Forces se Sigurise se Kosoves.

Mujota nderkaq, tha se ne kete takim eshte biseduar per zhvillimet ne Kosove dhe zhvillimet bilaterale me Sllovenine. Ai i ka shprehur falenderimin per kontributin e oficereve dhe ushtareve slloven, per ndertimin e paqes, sigurise dhe institucioneve demokratike te Republikes se Kosoves.

Sipas tij ne vitin 2010 nepermjet marreveshjes bilaterale mes dy shteteve do te thellohet bashkepunimi edhe me shume.

Top Channel