Njembedhjete persona kane vdekur gjate javes qe sapo lame pas ne Rumani, per shkaqe te lidhura me te ftohtin e madh qe ka perfshire vendin.

Lajmin e ka bere te ditur Ministria e Shendetesise ne Bukuresht, e cila i ka bere thirrje popullsise qe te shmange qendrimin ne ambjentet me temperatura polare.

Gjithashtu, ky dikaster ka ftuar qytetaret qe te vishen trashe per t’u mbrojtur nga i ftohti dhe qe te hane sa me shume ushqime me proteina.

Vendi me i goditur nga debora dhe temperaturat e uleta ne kontinentin e vjeter eshte Polonia, ku deri tani jane regjistruar mbi 40 viktima.

Top Channel