Maqedoni, pak entuziazem per heqjen e vizave

21/12/2009 15:35

Ne radhet e popullsise maqedonase nuk ka pasur ndonje eufori te madhe me rastin e heqjes se regjimit te vizave me vendet e zones Schengen.

Sipas raportimeve te mediave maqedonase, dy dite pas heqjes se vizave numri i udhetareve ne pikat kufitare me Bullgarine dhe Greqine, si dy vende anetare te Bashkimit Evropian, ka qene plotesisht normal.

Qytetaret maqedonas kishin zgjedhur shtepite e tyre per te pritur heqjen e regjimit te vizave, thone burimet.

Pervec turit te organizuar nga zevendeskryeministri Vasko Naumovski dhe ministrja Gordana Jankulovska me nje grup studentesh ne Paris, drejt vendeve perendimore nuk ka pasur fluks udhetimesh.

“Qytetaret ngelen ne shtepite e tyre duke u ballafaquar me problemet ekonomike, politike, si dhe me perhapjen e gripit A/H1N1”, shkruajne me tej burimet.

Top Channel