Mali i Zi, shqiptaret pa prona

21/12/2009 21:25

Askush nuk e mohon ekzistencen e shqiptareve ne trojet e tyre etnike ne Mal te Zi, por pak dokumenta hipotekore ka per ta vertetuar kete. Shqiptaret e ketij vendi shume pak jane pronare te tokes.

Ministri shqiptar i Pakicave Kombetare ne qeverine e Malit te Zi, Ferhat Dinosha thote se kjo nodh edhe per shkak te kufizimeve ligjore.

“Ligji flet per te drejten e kthimit te pronave qe ne 43-shin e kendej, por nuk kemi shqiptare te cilet do te kishin dokumenta qe mbulojne pronesine, keshtu qe veshtire se do t’ia dalin”, deklaron Dinosha.

Zoti Dinosha, kryetar i Partise se Unionit Demokratik, ne koalicion qeverises me partine e kryeminstrit aktual Gjkukanovic, thote se faktori shqiptar eshte bere determinant ne politiken malazeze, por perfaqesimi ne administrate mbetet i ulet.

“Shqiptaret ne Mal te Zi bejne 7 perqind te popullsise, duke mos numeruar diasporen. Por ne organet e shtetit mund te na gjejne me 2 perqind, dhe kjo nuk na kenaq”, thote Dinosha.

Zoti Dinosha gjate intervistes thote se ne Malin e Zi partite politike shqiptare kane prodhuar paradokse, pasi kane percare voten e shqiptareve, e cila jo pak here ka shkuar per llogari te partive te tjera, madje dhe atyre serbe.

Sipas Dinoshes, pjesemarrja e shqiptareve ne Parlamentin malazez mund te rritet nepermjet votes autentike.

“Ne tani kerkojme zgjidhje qe thote qe ato mandate qe u takojne shqiptareve te jene te ndara ndermjet partive shqiptare. Si do jete zgjidhja perfundimtare, ate do ta shohim, por ne kete faze faktori nderkombetar nuk ben aq shume presion”, sqaron Dinosha.

Sot ne Mal te Zi jetojne rreth 50 mije shqiptare duke zene 7 perqind te popullsise dhe jane te perfaqesuar politikisht nga 7 parti shqiptare.

Top Channel