Rreziku nga gripi i derrit ne Greqi ka kaluar, ndaj qeveria ka filluar negociatat per anulimin e kontrates me nje kompani amerikane per blerjen e vaksinave.

Ministrja e Shendetesise thote se autoritetet kane vleresuar se rreziku nga epidemia ka rene dhe eshte vene nen kontroll.

Ndaj, anulimi i kontrates prej 60 milione eurosh mund te ndikoje ne perdorimin e kesaj shume per sherbime te tjera.

Greqia kishte kerkuar 20 milione doza, por vetem nje pjese e vogel e popullsise u vaksinua. Numri i te vdekurve nga gripi i derrit ne shtetin helen ka arritur ne 58 persona.

Top Channel