Shtetet e Bashkuara i kane bere thirrje Maqedonise qe te zgjidhe problemet e saj, ne vecanti ate te emrit me Greqine, duke paralajmeruar se ajo mund te kthehet ne nje ceshtje shume te rrezikshme nese zgjatet me tej.

“Maqedonia ka shume mosmarreveshje qe duhen zgjidhur, ne vecanti ate me Greqine, per shkak se ajo mund te perbeje nje rrezik te madh per vendin nese zgjatet”, ka deklaruar zevendesambasadori amerikan ne Shkup, Thomas Navratil.

Nder te tjera diplomati amerikan ka shprehur mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara ndaj Maqedonise, per integrimin sa me shpejt ne NATO dhe Bashkimin Evropian.

“SHBA mbeten ne qendrimin e tyre ne mbeshtetje te proceseve integruese te Maqedonise, por me pare duhen zgjidhur disa probleme”, ka shtuar Navratil.

Top Channel