Burimet jozyrtare brenda Qendres Klinike Universitare te Kosoves konfirmojne per Top Channel se, me shume se 15 persona tashme kane humbur jeten nga gripi A/H1N1.

Nderkohe zyrtaret e Ministrise se Shendetesise thone se, deri me tani vetem 11 kosovare kane vdekur nga virus AH1N1.

Ne anen tjeter behet e ditur se tre persona te infektuar me gripin e derrit te cilet jane ne gjendje te rende shendetesore po  trajtohen ne repartin e kujdesit intensiv ne Kliniken e Prishtines.

Nderkohe me shume se 35 persona te tjere jane duke u kuruar ne Spitalin e Infektiv te Prishtines.

Zedhenesi i Ministrise se Shendetesise Faik Hoti njofton se, 95 mostra te reja te personave te dyshuar me gripin A/H1N1 jane derguar ne Londer per ekzaminim dhe brenda pak ditesh priten dhe rezultatet e tyre.

Hoti i ben thirrje stafit mjekesor i Kosoves, por edhe qytetareve te Kosoves te mos hezitojne per te marre vaksinen kunder gripit. Ai njofton se deri me tani jane vaksinuar me pak se 100 persona, nderkohe qe ne vend jane 5 mije vaksina.

Gjate dites se diel pritet te vijne nga Londra ne Kosove,  edhe 10 mije 120 tamifllu. Nga shfaqja e gripit Ah1 n1 ne Kosove,  jane regjistruar me shume se 800 raste te dyshuara.

Top Channel