Mbulohet obelisku New Born ne shenje proteste ndaj Bashkimit Evropian per lenien e Kosoves jashte procesit te liberalizimit te vizave.

Pjesetare te shoqerise civile thane se po e bejne kete gje me qellim qe t’u tregojme qytetareve se ashtu sic po mbulohet monumenti i cili identifikon shtetin me te ri ne bote, me nje perde te zeze, ne kete menyre jane izoluar edhe qytetaret e Kosoves nga Bashkimi Evropian.

Ky vjen  pikerisht ne diten kur qytetareve nga Serbia Maqedonia dhe Mali i Zi u jane hapur dyert per te levizur lirshem neper shtetet e Bashkimit Evropian
 
Izolimit te Kosoves sipas shoqerise civile i ka kontribuar edhe qeveria e Kosoves me pasivitetin ne luften kunder dukurive negative, sic jane lufta kunder krimit te organizuar, korrupsionit emigracionit ilegal etj, kritere keto qe duhen permbushur per t’u futur ne BE.

Top Channel