Spanja do te mbaje nje qendrim neutral ndaj Kosoves gjate kryesimit te presidences se radhes te Bashkimit Evropian.

Qendrimi i Madridit zyrtar eshte paraqitur nga ministri i Jashtem Mihel Angel Moratinos, i cili prezantoi ne Bruksel prioritetet e Spanjes pasi te marre presidencen e BE, me 1 janar te 2010-es.

Gjithesesi, Moratinos ka theksuar se pavaresisht mosnjohjes se pavaresise, Spanja do te mbaje nje qendrim konstruktiv ndaj Kosoves.

“Spanja do te jete neutrale ndaj ceshtjes se statusit te Kosoves, megjithate ne do te jemi jashtezakonisht pozitive dhe do te angazhohemi per perforcimin e pranise evropiane ne kete vend”, ka pohuar Moratinos.

Top Channel