Prej ores 00:00 te dates 19 dhjetor qytetaret e Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi udhetojne pa viza ne BE.

Sipas vendimit te marre prej Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave me keto tre vende, te gjithe shtetasit e ketyre tre shteteve ballkanike qe prej dates 19 dhjetor mund te perfitojne nga levizja e lire.

Heqja e regjimit te vizave eshte shoqeruar me festime ne Maqedoni, ku ra ne sy fakti qe asnje artist shqiptar nuk eshte ftuar te marre pjese ne koncertin festiv te organizuar me kete rast.

BE para disa javesh vendosi heqjen e regjimit te vizave me Serbine, Malin e Zi e Maqedonine, duke e afruar edhe daten e hyrjes ne fuqi te ketij vendimi, nga 1 janari i 2010 sic ishte parashikuar, ne 19 dhjetor dhe e cilesoi kete ndryshim si “nje dhurate per krishtlindje ndaj qytetareve te 3 vendeve”.

Top Channel