KZAP: Perseritje te zgjedhjeve ne 3 komuna

19/12/2009 14:55

Komisioni Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtesa, ne seancen e sotme ka miratuar nje vendim qe i sugjeron KQZ-se perseritjen e zgjedhjeve ne komunat e Prizrenit, Gjilanit dhe Lipjanit.

Vendimi i panelit te KZAP u mor pasi u shqyrtuan ankesat dhe faktet e paraqitura nga partite politike per parregullesi gjate zhvillimit te raundit te dyte te zgjedhjeve lokale.

Kryetari i KZAP, Tahir Rrecaj ka deklaruar se pas analizimit te fakteve te paraqitura nga subjektet politike dhe hetimeve te bera vete nga KZAP rezultoi se gjate raundit te dyte ka pasur nje sere parregullsish, si falsifikime dhe gabime, te cilat i bejne zgjedhjet ne Prizren, Gjilan e Lipjan te pavlefshme.

Top Channel