Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se ka kryer nje “lobim intensiv” per pavaresine e Kosoves, gjate samitit te klimes ne Kopenhagen.

“Ka qene nje lobim intensiv per njohjen e pavaresise se Kosoves. Ne 40 ore qendrimi kam takuar dhjetra kryeministra dhe presidente te vendeve qe nuk kane njohur pavaresine e Kosoves. Ky ka qene lobimi im me intensiv qe kam bere ndonjehere pasi kushtet ishin vertet te vecanta”, theksoi Berisha.

“Krahasuar me shtatorin e kaluar, ne te gjitha takimet e mia kam gjetur nje vetedije shume me te larte per domosdoshmerine e njohjes se Kosoves si kontribut real per paqen dhe stabilitet rajonal. Ne keto takime te gjithe me kane premtuar se do te shqyrtojme me perparesi dosjen e Kosoves. Nje pjese e mire e tyre me kane dhene fjalen se do te njohin pavaresine. Pati edhe nga ata qe me deklaruan se po presin vendimin e gjykates se Hages. Per mua Kosova ishte nje ceshtje jashtezakonisht madhore pasi samiti te krijonte mundesi te paperseritshme per te lobuar”, shtoi Berisha.

Top Channel