
Rruget e prekura nga debora dhe ngricat harrohen nga autoritetet per t’u hedhur skorje dhe kripe ne menyre qe automjetet te qarkullojne pa u rrezikuar.
Nga korrespondentet e Top Channel ne rrethe mesohet se ne akset e Kukesit rreth 30 automjete jane bllokuar ne rruge dhe e kane patur te pamundur qarkullimin nga akulli, drejtuesit e mjeket kane kerkuar ndihme per hedhje te skorjes ne rruge.
Po keshtu edhe ne aksin Bulqize, Peshkopi rruget jane lene pa skorje e ne kete menyre rreziku per te qarkulluar eshte prezent. Nderkohe situata raportohet e bllokuar ne qarkun e Kukesit per komunat Kalise, Topojan, Grykecaj, Ujmisht, Zapod Surroj dhe Shishtavec.
Te izoluara jane edhe komunat e Tropojes, Lekbibaj dhe Valbone dhe komunat e Hasit, Golaj dhe Fejza. Jane te pakalueshme akset Kukes, Peshkopi, Kukes, Shishtavec, Krume, Qafe-Prush dhe Fierze.
Pa energji raportohen komunat Arren dhe Shishtavec dhe Kalis. Trashesia e debores ne kete rreth ka mberritur ne 52 cm ndersa temperaturat kane zbritur ne – dhjete grade. Temperaturat te uleta jane edhe ne qarkun e Peshkopise ndersa ngricat dhe akulli jane prezente dhe shqetesuese per qarkullimin e automjeteve.
Top Channel