
Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ekonomia shqiptare i qendroi krizes globale cka sipas tij deshmohet edhe nga investimet e medha qe po realizohen.
“Ekonomia shqiptare i qendroi ne keto vite te tsunamit te vertete financiar dhe ekonomik, ajo qendroi jo se ishte izoluar ajo qendroi sepse ishte e mbeshtetur ne parimet me te shendosha te tregut”, tha Berisha.
Kryeministri ka gjetur edhe kete here rastin per te sulmuar kundershtaret e tij politik, te cilet sipas tij shohin endrra nate me krize ekonomike.
“Ftoj edhe ndonjerin qe endrrat e nates i merr per realitet te dites, te vije dhe te shohe qe kriza eshte nje enderr nate, sepse Shqiperia ecen zhvillohet dhe inauguron qendra te tilla”, u shpreh Berisha.
Keto deklarata kreu i qeverise i beri gjate perurimit te qendres tregtare ‘City Park’, nje nga me te medhate ne rajon, nje investim prej 80 milione eurosh, por qe parashikohet te arrije deri ne 210 milione euro. Ne qendren tregtare jane punesuar rreth 2 mije veta dhe kryeministrit theksoi se projekte te tilla do te kontribuojne ne rritjen e punesimit ne vend.
Top Channel