Rama: Dialog, nese hapen kutite

18/12/2009 18:15

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama eshte shprehur i gatshem per dialog me mazhorancen, por me kusht qe te hapen kutite e votimit dhe te terhiqen akuzat ndaj opozites, ne protesten e radhes ne Fier.

“Dialog po, por me pare te marre mbrapsht akuzat ndaj opozites. Dialog po, por duhet te hape kutite e mashtrimit te 28 qershorit”, theksoi kreu i PS-se.

Ai ka cilesuar kryeministrin Berisha si “genjeshtar” duke theksuar se administrata shteterore nuk do te marre rrogen dhe shperblimin e fundvitit te premtuara nga kreu i qeverise, duke mos i dhene mundesine ketyre te fundit te festojne Vitin e Ri.

“Ne vend te festoje, kjo Shqiperi po perballet me mosmarrjen e rroges. Ne protestojme per talljen e qeverise me 101 mije rrogtareve te ketij vendi te cilet nuk do te marrin as rrogen e permuajshme dhe as rrogen e shperblimit”, eshte shprehur Rama.

“Berisha u beri rritje rrogash punonjesve te ketij shteti per t’u marre voten dhe sot u ka futur doren ne xhep per t’u marre me shume se c’u dha”, theksoi kreu i PS-se.

Ai ka vene theksin edhe tek rritja e energjise qe sipas tij, eshte 22 dhe jo 13 perqind sic pretendon qeveria.

“540 mije pensioniste bashke me veteranet e luftes e presin me dritherim janarin kur nen dere do t’u futet fatura e re e energjise. Sot Berisha ua ka bere zero rritjen e pensionit”, tha Rama.

“Shqiperia nuk ka me para per te paguar per pushtetin tend. Hap kutite ose largohu Sali Berisha, sepse nuk mund te mbash me force vendimin e shqiptareve per clirimin e tregjeve nga monopolet e familjes tende. Hap kutite ose largohu genjeshtar, sepse me ato kuti mban peng Shqiperine”, theksoi Rama.

“Ne do te rezistojme deri ne fund, derisa kur populli sovran do te marre ne dore pushtetin e tij kushtetues dhe ligjor”, perfundoi Rama.

Top Channel