
Gazetaria sot eshte ne krize. Keshtu mendojne pedagoge te Fakultetiti te Gazetarise ne Universitetin e Tiranes, te cilet diskutuan me gazetare dhe redaktore ne konferencen shkencore me teme Komunikimi politik ne shoqeri.
Duke iu referuar mbulimit te fushates ne zgjedhjet e 28 qershorit dhe zhvillimeve te mevonshme politike, ata theksuan se politika dominon ne median shqiptare.
“Edhe ata gazetare aktive vijuan te jete aksesore te fushates. Qysh atehere u shfaqen tiparet e nje krize. Personalizimi i debatit dhe fyerjet vazhduan te mbesin edhe pas fushates”, u shpreh Jonila Godole, pedagoge e gazetarise.
Pedagoge te gazetarise kritikuan median, e cila sipas tyre shpesh nuk i ofron publikut informacionin qe i nevojitet.
“Ndoshta ka ardhur koha qe te shohm serish, ne nje menyre te re, motivin dhe slloganin: “Personalja eshte politike”, pasi jetojme ne nje kohe kur politika eshte kthyer ne personale. Ne dime me shume per pronat e Berishes, sesa per pronat tona, sa here eshte ndare Rama, nderkohe qe duhet te dinim me teper per politikat e tij mbi arsimin dhe shendetin. Ajo qe me te vertete nuk bejme mire eshte kornizimi i personales ne politike, te shpjegojme pse, kur dhe ku politika ka rendesi ne jetet tona”, u shpreh pedagogia tjeter e gazetarise, Iris Luarasi.
Sipas pedagogeve, gazetaria ne shume raste eshte e censuruar, ne varesi te politkes qe ndjek botuesi apo drejtuesi i saj.
Top Channel