Montezemolo: Schumacher? Binjaku i tij tek Mercedes

18/12/2009 21:10

Presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo preferon ta komentoje me nota ironie afrimin e Michael Schumacher me Mercedes GP.

Shefi i shoqerise nga Maranello zgjedh historine e vellezerve binjake per te hequr nje peshe te madhe qe i rendon, pasi Schumi mund te garoje me skuderine gjermane ne vitin 2010.

“Historia e binjakeve eshte e pabesueshme. Por mua me pelqen te mendoj per binjakun e vertete, ate qe na ka dhene shume dhe jo per ate qe mendon per ngjyra te tjera”, shprehet Montezemolo, i cili nuk mund ta gelltise betimin e shkelur nga Schumi, i cili ka deklaruar se ngjyra e tij e perjetshme do te jete e kuqja e Ferrarit.

“Isha une qe i riktheva deshiren per te garuar pasi Massa u aksidentua. Per 10 minuta ai tha ‘jo’, por u bind se per te Ferrari eshte jeta e tij. Hoqi dore per shkak te problemeve me qafen dhe i erdhi shume keq. Ferrari eshte nje familje qe nuk ka makine apo para per t’i ofruar vellait te tij, ne ndryshim nga Mercedes. Mendoj se 41 vite nuk jane 35, por me Ross Brawn vellai mund te garoje. I uroj shume fat!”, tha Montezemolo.

Me tej ai beri nje krahasim mes Raikkonen dhe Alonsos duke thene se spanjolli eshte nje pilot qe punon me shume per skuderine. “Mosley apo Todt? Dua te kujtoj gjera te mira dhe Mosley ka punuar shume mire me sigurine. Tani me Todt Formula 1 mund te rikthehet serish ne krye”, nenvizon Montezemolo.  

Top Channel