Marovic: S’kemi perse ngutemi me Kosoven

18/12/2009 11:35

Zevendeskryeministri malazez, Svetozar Marovic ka perseritur qendrimin e tij personal se Podgorica nuk mund te vendose marredhenie diplomatike me Prishtinen pa u dhene me pare vendimi i GJND-se mbi pavaresine.

“Nuk duhet nxituar perderisa ne Hage po vazhdon shqyrtimi i padise se Serbise ndaj pavaresise se Kosoves”, ka deklaruar Marovic.

Ai ka theksuar se procesi i vendosjes se marredhenieve diplomatike mes Kosoves dhe Malit te Zi kerkon durim dhe per kete arsye Podgorica nuk duhet te ngutet.

“Nese kete nuk e kemi bere deri tani, mendoj se durimi nuk do te na ndeshkoje, por do te na shperbleje”, ka shtuar Marovic.

Top Channel