Ne gjysmen e dyte te janarit te ardhshem ne qeverine e Kosoves do te fillojne te lekunden karriket e disa ministrave.

Keshtu bejne te ditur mediat kosovare, te cilat duke cituar burime prane Kryeministrise, konfirmojne lajmet e paralajmeruara me pare.

“Pese deri ne gjashte ministra planifikohet te nderrohen”, kane deklaruar burimet, te cilat kane preferuar te ruajne anonimatin.

Vete kryeministri Thaci pak kohe me pare paralajmeroi ndryshimet ne qeveri, duke deklaruar se rifreskimi i kabinetit eshte i domosdoshem.

Top Channel