Gjyqtaret, Kushtetuesja shqyrton heqjen e makinave

18/12/2009 08:30

Gjykata Kushtetuese nisi dje shqyrtimin e kerkeses ankimore te Unionit te Gjyqtareve ne lidhje me vendimin e qeverise qe hoqi makinat per zyrtaret.

Perfaqesuesit ligjore te Unionit te Gjyqtareve dhe perfaqesuesit e Kuvendit u perballen me argumente ligjore perballe njeri-tjetrit, duke u munduar qe te bindin trupin gjykyes te Gjykates Kushtetuese.

Perfaqesuesi jurudik i Unionit te Gjyqtareve tha se ky vendim eshte vullnet i politikes se momentit, per te realizuar disa qellime te ngushta, duke dale mbi thelbin e shtetit te se drejtes dhe lirive te barabarta.

“Po te shikojme, edhe Gjykata Europiane, perveç makinave ne dispozicion, gezon nje sere sherbimesh te tjera qe lidhen me te mirat materiale dhe sigurine fizike. Gjyqtaret ne vendin tone, perkundrazi, nuk gezojne respektin e duhur, madje u mohohet edhe mbeshtetja me minimale”, tha perfaqesuesi i Unionit te Gjyqtareve.

Top Channel