
Per francezet eshte nje njeri arrogant dhe i deshtuar por federata nuk e mendon keshtu.
Fati vazhdon t’i buzeqeshe trajnerit te Frances, Raymond Domenech, i cili ka marre besimin e plote te krereve te federates per te drejtuar kombetaren e gjelave ne Boterorin 2010 edhe pse skuadra nen drejtimin e tij ka treguar se nuk eshte me ajo e para shume viteve kur shumekush i trembej sa degjonte emrin.
Presidenti i federates, Jean-Pierre Escalettes eshte shprehur se 57 vjecari do drejtoje kombetaren ne Afriken e Jugut. “Nuk do te ishte profesionale te ulnim dike tjeter ne pankine. Do ishte shume e veshtire qe edhe lojtaret ta pranonin kete”, theksoi Escalettes.
Raymond Domenech eshte nje nga njerezit me te urryer ne France dhe jo vetem. Ai eshte vene shpesh here ne qender te kritikave per sjelljet jo korrekte ne publik dhe kete e vertetoi edhe ne rastin e golit jo te rregullt kunder Irlandes kur tha se gabime te tilla nuk mund ta anulojne nje ndeshje futbolli.
Top Channel