Bochard: Jo sulme personale

18/12/2009 19:45

Anetaresimi i Shqiperise ne NATO u pa nga shumekush si cmim i merituar per vite te tera pune e pergatitjesh, por edhe si mundesi per te kapercyer barrierat qe i kane frenuar vendit tone hapjen ndaj perendimit.

Megjithate, 9 muaj pas anetaresimit ne aleancen me te madhe ushtarake te botes, aktoret politike shqiptare pak e kane kuptuar shansin e ofruar. Te pakten kete mendon ambasadori gjerman ne Tirane, Bernd Borchardt, qe ne nje interviste per revisten MAPO, nuk e fsheh shqetesimin mbi zhvillimet e brendshme politike ne Shqiperi.

“Pas pranimit te vendit tuaj ne aleance, prisja qe koha e toneve te hidhura ne perballjet politike, e gjuhes se ashper, e fyerjeve personale dhe kercenimeve ne politike, tashme kishte marre fund. Por fatkeqesisht jam gabuar”, rrefehet ambasadori. “Eshte koha qe dy kampet e medha ne gjejne nje zgjidhje”, shton ai.

“Ne nje dialog politik konstruktiv nuk ka vend per sulme ndaj individeve ose kercenime dhune dykuptimeshe. Stabiliteti politik dhe pjekuria demokratike bejne pjese ne kushtet e nje rendesie te vecante dhe nje qendrueshmi e tille eshte parakusht kyc ne garen per investime te huaja. Shpresoj, qe t’u jap shume shpejt kompanive te interesuara gjermane lajme te mira mbi zhvillimet politike ne Shqiperi”, shton perfaqesuesi i Gjermanise ne vendin tone. Sipas tij, ne thelb, zhvillimet ne fushen e ekonomise jane shume pozitive. Ai permendi sidomos realizimin e disa projekteve te medha investimi gjermane, te finalizuara pikerisht kete vit.

Ambasadori preku ne interviste edhe ceshtjen nevralgjike te bojkotit te opozites. “Nese qeveria ben nje hap te qarte e te dallueshem per te gjithe dhe te kuptueshem ndaj opozites, atehere kjo e fundit do ta kete me te veshtire te kundershtoje. Eshte krejt normale qe opozita dhe mazhoranca te mos bien dakort, por ama debati politik duhet te kufizohet ne ceshtje thelbesore”, theksoi Boshardt. Korrupsioni ishte nje tjeter shqetesim i ambasadorit, qe citoi ketu edhe raportin e fundit te Amnesty International, e tha se Shqiperia duhet te vendose nje politike me bindese per denimet dhe sanksionet e tjera ne raste te tilla, vecanerisht sa i takon korrupsionit ne nivele te larta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta