
Kryeministri Berisha ka takuar ne Danimarke, Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama.
“Ne dreke pata rastin te takohem shkurtimisht dhe te bisedoj me presidentin Obama, i cili tregoi nje interes te gjalle per Shqiperine. Une iu pergjigja interesit te tij se te gjithe shqiptaret po presin ngjarjen e premtuar, viziten e presidentit Obama ne Shqiperi. Presidenti m’u pergjigj me shume kenaqesi: “It will happen”, do te ndodhe. Kjo ishte pergjigjja e shkurter, e prere dhe e qarte qe me dha”, u shpreh kryeministri Berisha.
Ne vijim, ai eshte takuar edhe me sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton. “Me te shkembyem jo vetem pershendetje, por edhe mendime te perzemerta. Sekretarja Klinton serish me premtoi se do te vizitoje Shqiperine”, shtoi Berisha.
Top Channel