Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti ka deklaruar se nuk ka asnje percarje ne koalicionin qeveritar mes partise se tij dhe VMRO/DPMNE-se.

Duke folur ne nje interviste per BBC, Ahmeti eshte shprehur se qeveria maqedonase vazhdon te jete e angazhuar per plotesimin e tre objektivave kryesore te saj.

“BDI ka hyre ne kete koalicion me nje marreveshje teper te rendesishme per tre ceshtje, implementimi i Marreveshjes se Ohrit, integrimi i vendit ne NATO dhe integrimi ne BE. Deri tani nuk kam vene re asnje anashkalim te ketyre tre shtyllave ku eshte bazuar koalicioni jone”, ka pohuar Ahmeti.

Top Channel