Topalli: PD ndodhet ne gjendjen me te mire

17/12/2009 21:55

Nenkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli ka deklaruar se mazhoranca aktuale ka siguruar nje fitore te rendesishme ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Topalli ka theksuar se PD ka marre 700 mije vota te padiskutueshme ne kete proces elektoral.

“Vota e kongresit vjen pas votes se 28 qershorit. Ajo eshte asgje krahasuar me 700 mije votat e marra me 28 qershor. Analiza behet keshtu, qe ai qe merr keto vota ka fituar zgjedhjet”, ka pohuar Topalli.

Sipas saj, PD ndodhet ne nje situate te mire politike dhe aktualisht nuk e sheh te nevojshme rifreskimin e saj, duke qene se ka nje lider me vizion qe po e con vendin drejt BE-se.

“Varet nga koncepti i rifreskimit. Koncepti im per partine eshte qe te kete nje lider qe te inspiroje, te kete vizion se ku do e coje vendin e tij, nje lider qe ka tiparin e qytetarit, qe ka raportin e pergjegjesise me te verteten dhe ne rastin aktual kjo force politike ndihet shume mire pasi ajo beri te mundur qe keto zgjedhje te certifikoheshin nga nderkombetaret si me te mirat”, ka nenvizuar Topalli, duke shtuar se portreti i PD eshte portreti i fitores ne gjithe Shqiperine.

Kryetarja e Kuvendit ka theksuar se ne zgjedhjet e 28 qershorit PD ka regjistruar nje rezultat shume te thelle ndaj opozites, qe sipas saj eshte historik.

“Rezultati i zgjedhjeve jane shifrat, te shkruara e te konfirmuara nga KQZ. PD nuk ka arritur nje diference kaq te madhe me PS ne historine e saj 20 vjecare. Asnjehere ne qytetin e Shkodres nuk ka pasur nje diference kaq te madhe se ne vitin 2009. Eshte thelluar fitorja me 16 mije vota”, eshte shprehur Topalli.

Ajo ka shtuar me tej se qeveria e udhehequr nga PD ka arritur rezultatet me te mira me investimet madhore qe ka bere, kryesisht ne sektorin e energjise.

Top Channel