Topalli: Ne fund te mandatit, gati per ne BE

17/12/2009 21:40

Nenkryetarja e Partise Demokratike dhe njekohesisht kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli ka folur ne “Top Story” per arritjet e maxhorances ne 4 vitet e shkuara, duke premtuar edhe integrim te plote ne BE ne fund te ketij mandati.

“PD vjen me nje bilanc te jashtezakonshem te saj dhe te Shqiperise. Eshte nje Kuvend ku Shqiperia po hyn ne rrugen e proceseve te integrimit. Eshte nje 4 vjecar ne te cilin proceset integruese moren nje pershpejtim te jashtezakonshem. Nje Shqiperi qe po ecen me nje stabilitet te qendrueshem mikroekonomik. Te fitosh nje mandat eshte shume e rendesishme dhe te marresh mandatin e dyte eshte shume e vecante. PD eshte forca politike qe ka bere historine gjate 20 viteve”, theksoi Topalli.

Me tej, ajo theksoi se ne mandatin 2009-2013, maxhoranca i ka vene vetes detyre momente shume te rendesishme si, heqja e vizave dhe ne fund te 2013-es nje Shqiperi gati per t’u bere anetare e BE-se. “Ne 20 vitet e fundit, Sali Berisha eshte politikani me i votuar jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Ballkan. Edhe ne fushaten elektorale te 2005-es, Berisha kurre nuk tha se gjate ketij 4 vjecari Shqiperia do behet anetare e NATO-s, nuk premtoi dyfishimin e buxhetit por kete e beri dhe kjo tregon vizion, lidership. Ai qe eshte lider ben te mundur ate qe per shumicen e shqiptareve behet e paqarte dhe e pamundur”, nenvizoi shefja e Kuvendit.

Ne ekspozene e saj, Topalli nuk la pa permendur as rritjen ekonomike, rritjen e investimeve te huaja, rritjen e fuqise blerese dhe rritjen e te ardhurave edhe pse pensionet jane rritur. “Nuk njoh asnje vend ne Europe qe nje parti politike te qeverise vetem. Edhe ne keto 20 vite ne Shqiperi, as e majta dhe as e djathta nuk ka qeverisur vetem. Diferenca mes koalicioneve eshte 120 mije vota dhe ky eshte nje numer shume me i madh se sa 4 vite me pare dhe na jep siguri qe me 74 deputete te ecim perpara me kalendarin e parlamentit. Nuk mund te them se e kemi deshiruar bashkepunimin me LSI-ne, por ky eshte nje vendim i sovranit. PD eshte po ajo parti qe ktheu ne realitet endrrat e dhjetorit 1990”, deklaroi Topalli.

Top Channel