
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka hedhur akuza te ashpra ndaj liderit te opozites Edi Rama, i cili sipas saj po ben gjithcka per te penguar liberalizimin e regjimit te vizave.
“Nje njeri qe nuk do liberalizimin e vizave dhe integrimin e ka emrin Edvin Rama. Ai punon cdo dite kunder liberalizimit te vizave dhe nuk ka shprese tjeter per egoizmin e tij personal qe te mos arrihet liberalizmi i vizave”, ka deklaruar Topalli.
Duke folur ne emisionin “Top Story”, nenkryetarja e PD ka cilesuar si anti-kushtetuese kerkesen e PS per hapjen e kutive te votimit.
“Kushtetuta, vendimi i Gjykates Kushtetuese, parashikon qe kur merret nje vendim gjyqesor nuk ka nje gjykim politik”, ka nenvizuar Topalli.
“Cili eshte ai rast ne bote kur nje kryetar i Partise Socialiste pranon sistemin elektoral dhe pastaj nuk njeh zgjedhjet? Hapja e kutive eshte nje vendim politik mbi nje vendim gjyqesor”, ka pohuar ajo.
Me tej ajo ka rikonfirmuar akuzat e qeverise ndaj Edi Rames, ne cilesine e kryetarit te bashkise se Tiranes, per aferat mafioze me kupolen e tij.
“Kemi nje kupole, e cila perbehet nga Koco Kokedhima, Dash Peza, Fideli dhe Besoja i Tajvanit. Kemi nje kupole qe jep 500 mije metra katrore ne mes te Tiranes vetem per 5 vete. Ne kete kupole flitet per miliona euro. Nje kryetar i opozites qe mbron pallatin e Dash Pezes nuk perfaqeson opoziten”, ka shtuar Topalli.
Top Channel