TEC-i i Porto Romanos, “Enel”-it i skadon afati

17/12/2009 09:05

Qeveria shqiptare miratoi nje leje tjeter per ndertimin dhe shfrytezimin e nje linje te interkonjeksionit energjetik Shqiperi-Itali per llogari te kompanise italiane “Enel”, pasi nje leje e ngjashme e miratuar nje vit me pare, i skadoi afati.

“Enel Produzione” ka regjistruar ne Shqiperi nje filial me kapital fillestar te konsiderueshem dhe ka ne plan te ndertoje nje termocentral qymyri ne zonen e Porto Romanos.

Per ta ndertuar kete termocentral, ka nevoje per nje linje interkonjeksioni me Italine ku do te eksportohet nje pjese e energjise se prodhuar.

Qeveria shqiptare i pati dhene fillimisht lejen ENEL-it ne tetor te vitit 2008, por kjo leje sanksiononte se punimet e ndertimit duhej te fillonin brenda 12 muajve. Afati kaloi dhe punimet nuk filluan.

Per kete arsye, qeveria miratoi dje shfuqizimin e lejes se meparshme dhe miratimin e nje lejeje te re. Afati i ri per fillimin e punimeve nuk eshte publikuar ende.

Qeveria shqiptare ka dhene deri tani gjashte leje per ndertimin e linjave te interkonjeksionit energjetik mes Shqiperise dhe Italise dhe ne disa raste i ka prezantuar keto leje si investime te stermedha.

Por per asnje nga keto linja nuk kane filluar punime konkrete. Ne rast se realizohet nje linje e tille, koncesionmarresi do te kete detyrimin te vendose ne dispozicion te Operatorit te Sistemit te Transmetimit 20 per qind te kapacitetit te linjes pa pagese, ose t’i jape OST-se 20 per qind te fitimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA