Rama: 2010-a, viti i kulmit te krizes

17/12/2009 18:15

Kryetari i PS, Edi Rama ne protesten e radhes se opozites e ka vene theksin tek situata ekonomike ne vend, e cila sipas tij ndodhet ne nje pike teper kritike.

Gjate fjales se tij ne mitingun e Elbasanit, Rama ka fajesuar qeverine per keqmenaxhimin e situates, gje qe sipas tij ka sjelle dhe rendimin e ekonomise shqiptare.

“Viti 2010 do te jete viti i shperthimit te krizes. Ne e paralajmeruam Berishen, por ai nuk i degjoi kembanat tona dhe ato te FMN-se. Ekonomia shqiptare ndodhet ne nje renie agresive. Do vijoje zhvleresimi i lekut, nderkohe qe qeveria s’ka me fonde per ndihmen ekonomike”, ka deklaruar Rama.

Kreu i PS ka theksuar se kjo situate ka ardhur per shkak te monopoleve te krijuara ne treg nga qeveria, e cila sipas tij ka vendosur ligjin e xhungles per ceshtjen e pronave.

“Kjo eshte krize e nje kapitalizmi pa demokraci, pa institucione. Duhet nje treg ku vendos konkurrenca. Nga ana tjeter, Shqiperia eshte derrmuar nga papunesia”, ka pohuar Rama.

Me tej Rama e ka vene theksin tek situata politike, lidhur me te cilen ka akuzuar kryeministrin Berisha se po hedh balte dhe ofendime ndaj opozites, si dhe ka perseritur apelin e zakonshem: “Berisha, hap kutite ose largohu”.

Top Channel