Puke, gjykata bllokon llogarine bankare te bashkise

17/12/2009 09:30

Gjykata e Pukes vendos sekuestrimin e numrit te llogarise bankare te bashkise se qytetit.

Mungesa e fondeve, prej kater vitesh e ka detyruar pushtetin vendor qe pjesen me te madhe te sherbimeve ndaj qytetareve ta kryeje duke kerkuar ndihmen e bizneseve te medha te veprojne ne qytete.

Keta te fundit kane luajtur rolin e sipermarresve ne pastrimin e rrugeve nga debora apo sigurimin e ngrohjes ne shkolla e kopshte.

Vonesat ne pagesa i detyruan sipermarresit te hedhin ne gjyq bashkine, e cila nuk shlyen borxhet e mbartura prej vitesh.

Dje gjykata ka vendosur ne favor te sipermarresve, duke i vendosur sekuestro te numrit te llogarise bankare Bashkise Puke.

Por sipas drejtuesve te pushtetit vendor, kjo situate do te sjelle kaos dhe bllokim te qytetit ne te gjitha drejtimet.

Duke folur per gazeten “Shqip”, kryetari i Bashkise se Pukes, Rrustem Struga, shprehet:

“Me vendimin e gjykates, qyteti rrezikon te futet ne bllokim total. Jane rreth 15 milione leke qe u detyrohemi sipermarresve te ndryshem qe kane pastruar qytetin nga debora, apo kane kryer ngrohjen e shkollave e kopshteve. Gjithçka ka ndodhur per shkak te mungeses se fondeve nder vite nga pushteti qendror. Duke mos pasur fuqi financiare, u kemi kerkuar sipermarresve te kryejne sherbimet dhe kete ua kemi kerkuar ne forme borxhi, pasi nuk kemi pasur para per t’i paguar. Ka disa vite qe ne kryejme sherbimet e qytetit nga sipermarresit dhe keta, me te drejte, tashme kerkojne parate e tyre”, sqaron kreu i bashkise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA