Procedurat e tenderimit per ndertimin e autostrades Prishtine-Shkup pritet qe te fillojne gjate veres se vitit te ardhshem.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave autostrada ne fjale do te kete nje gjatesi prej 60 kilometrash dhe nuk do te ndertohet ne rrugen ekzistuese.

“Eshte kontaktuar kompania projektuese per ndertimin e autostrades, e cila na ka sjelle propozimet e saj, te cilat pasi i kemi shqyrtuar me eksperte kemi nxjerre variantet tona”, ka deklaruar zevendesministri kosovar i Transporteve, Adem Grabovci.

Ndertimi i autostrades Prishtine-Shkup do te shkurtoje ne mase te madhe gjatesine e rruges, si dhe do te lidhe Kosoven edhe me Malin e Zi.

Top Channel