Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni ka udhetuar per nje vizite zyrtare ne Arabine Saudite per te lobuar tek vendet arabe qe ende nuk e kane njohur Kosoven.

Gjate qendrimit te tij ne Riad, ministri Hyseni do te takohet me ministrin e Jashtem te Arabise Saudite, Princin Saud Al Faisal dhe me zyrtare te tjere te larte te Arabise Saudite.

Gjithashtu, shefi i diplomacise kosovare do te takohet edhe me zyrtare te organizatave te ndryshme nderkombetare te akredituara ne Riad.

Top Channel