Paga e dhjetorit nuk do te merret paradhenie

17/12/2009 08:30

Ministria e Financave ka vendosur te mos shperndaje para festave te fundvitit rrogen e muajit dhjetor per te gjithe administraten shteterore dhe njoftoi se do te mbaje te mbyllur sherbimin e thesarit nga data 20 dhjetor deri ne fillim te janarit, beri te ditur per “Shqip” dje zevendesministri Nezir Haldeda.

“Gjate viteve te shkuara, shume institucione buxhetore kerkonin te shperndanin pagat e dhjetorit para festave, kur normalisht keto paga shperndahen ne fillim te muajit pasardhes”, tha Haldeda. “Per kete vit eshte vendosur qe kjo praktike te mos perseritet”, shtoi ai.

Dje Kryeministri Sali Berisha deklaroi se i ka kerkuar ministrit te Financave, Ridvan Bode, dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore te nxjerrin nje fond per shperblimin e fundvitit per administraten publike dhe per pensionistet.

“Ne kete takim, Kryeministri Berisha kerkoi qe, pavaresisht nga ndikimet e krizes globale, te merren masat qe punonjesve te administrates publike dhe 540 mije pensionisteve te vendit te mund t’u jepet nje shperblim fundviti, sado modest te jete”, njoftoi zyra e shtypit e qeverise.

Burime jozyrtare bene te ditur se Ministria e Financave ka filluar sakaq te pergatise nje akt normativ me fuqine e ligjit per te shperndare nje shperblim.

Per te gjetur parate per shperblimin, do te gjurmohen shpenzime te parealizuara ne te gjithe administraten.

Ne kete menyre, fondet e programuara per investime ka gjasa te transferohen per festimin e vitit te ri.

Buxheti i shtetit duket se gjendet ne veshtiresi te medha per likuiditet kete fundviti.

Ne te gjitha segmentet e administrates verehen vonesa ne shlyerjen e pagesave te punimeve publike.

Dy jave me pare, Shoqata e Ndertuesve lajmeroi se buxheti i shtetit u detyrohet kompanive te ndertimit rreth 70 milione euro ne fatura te papaguara ne punimet ne infrastrukture.

Qeveria pranoi se vonesa te tilla ekzistojne dhe se po perpiqet qe t’i shlyeje detyrimet e veta.

Te ardhurat e buxhetit te shtetit u rriten me vetem 4 per qind deri ne tetor, nderkohe qe shpenzimet jane rritur me rreth 20 per qind.

Qeveria ka perdorur te gjitha te ardhurat nga privatizimi, si dhe ka terhequr borxhe te konsiderueshme, pa arritur te mbylle te gjitha vrimat.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA