Meta: Bisedime me Ramen

17/12/2009 15:45

Ne nje prononcim per mediat, Ilir Meta foli per mundesine e nje takimi mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Sipas ministrit te Jashtem njekohesisht kryetar i LSI-se, ky eshte nje moment shume i rendesishem per vendin, qe lidhet me marrjen e pyetesorit. (UPDATE)

“Populli shqiptar duhet te bashkohet ne menyre qe vertet te  perfundojme kete faze finale te procesit tone te integrimit. Pa asnje diskutim qe çdo takim mes Kryeministrit Berisha dhe z.Rama eshte shume pozitiv dhe z.Berisha ka ftuar edhe dje dhe jam i bindur qe do ta ftoje vazhdimisht z.Rama si kryetar i Partise me te madhe opozitare per te bashkepunuar ne kete proces shume te rendesishem per te ardhmen e vendit dhe te gjithe qyetareve shqiptare”, u shpreh Meta.

Ilir Meta u shpreh i gatshem edhe per nje takim te tijin me Edi Ramen, sepse sipas ministrit te Jashtem integrimi nuk i ndan shqiptaret ne te majte e ne te djathte.

Por per socialistet, duket se, te pakten heperhe, kusht i domosdoshem per cfaredo lloj bashkepunimi, mbetet hapja e kutive.

“Nese Ilir Meta dhe Sali Berisha jane vertete te interesuar per te zgjidhur krizen, ku vete Ilir Meta dhe Ministrat e partise se tij jane aktore kryesore duke rritur cmimin e energjise dhe koston e kujdesit shendetesor, le te hapin kutite dhe te zbardhin te verteten e 28 Qershorit. Pa hapur kutite ku keta zoterinj mbajne fshehur krimin elektoral te 28 Qershorit, nuk ka zgjidhje, por vetem zgjedhje. Te hapin kutite, ose te largohen”, tha deputetja e Partise Socialiste, Olta Xhacka.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta