Merkel: Ne 2010 Maqedonia fillon negociatat

17/12/2009 16:35

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se vitin e ardhshem duhet te nisin negociatat aderuese per Maqedonine.

Duke folur perpara deputeteve ne Bundestag, Merkel ka deklaruar se u duhet kushtuar vemendje ceshtjeve te rendesishme, sic eshte zgjerimi i BE-se.

“Keshilli Evropian paralajmeroi se vitin e ardhshem ne rend te dites do te vendoset ceshtja e negociatave aderuese me Maqedonine. Ceshtja se cilat vende duhet t’i bashkangjiten BE-se prek te gjithe qytetaret, prandaj dhe duhet te diskutohet ne ambjentet tona”, ka pohuar Merkel.

Te njejtat vleresime kancelarja ka dhene edhe per Islanden, e cila pretendon te anetaresohet ne BE pas perfshirjes se vendit nga kriza e rende ekonomike.

Top Channel