KQZ anulon rezultatet per 9 vendvotime

17/12/2009 10:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur te anuloje rezultatet ne te pakten 9 vendvotime ne Kosove, perfshire edhe anulimin e 600 votave ne Prizren.

Lidhja Demokratike e Kosoves thote se edhe ne Gjilan ka pasur parregullsi, nderkohe qe Partia Demokratike e cileson rezultatin si te rregullt.

Sipas Telegraf, kandidati per kryetar i LDK-se per Gjilanin, Fatmir Rexhepi, ka thene se keto rezultate jane te pasakta per shkak te nje numri, siç tha, parregullsish ne disa qendra te votimit.

Kjo parti ka deklaruar se demokracia eshte “e rrezikuar” dhe se vullneti i qytetareve te Kosoves eshte “cenuar”.

Por udheheqes te PDK-se per Gjilanin thone se fitorja e kandidatit te saj ne kete qytet, eshte e paster dhe kane akuzuar partine kundershtare per perpjekje, qe siç thone, te manipuloje me rezultatet.

KQZ thote se ka marre nje numer ankesash nga partite politike per parregullsi ne vendvotime dhe ka vendosur qe te anuloje rezultatet ne te pakten 9 prej tyre.

Top Channel