Kopenhagen, Ivanov takon Papandreun

17/12/2009 17:00

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov eshte takuar ne Kopenhagen me kryeministrin grek Jorgos Papandreu, me te cilin ka diskutuar per permiresimin e marredhenieve.

Sipas mediave maqedonase, gjate takimit te shkurter Ivanov ka pershendetur dialogun e vendosur mes dy shteteve, si dhe ka shprehur shpresen se ky dialog te kontribuoje per rritjen e mirekuptimit mes paleve.

Ivanov ka rikonfirmuar gjithashtu ftesen ndaj homologut Karolos Papoulias per te vizituar Maqedonine, gje qe sipas tij do te sherbente per qetesimin e marredhenieve politike.

Me tej Ivanov eshte shprehur se problemi qe Greqia ka me emrin kushtetues eshte nje ceshtje e koherave dhe paragjykimeve te vjetra.

Top Channel