“Hakmarrja” e OSSH

17/12/2009 08:50

Pak çaste pas miratimit te tarifave te reja, Entit Rregullator te Energjise i eshte nderprere energjia elektrike.

Stakimi ndodhi rreth ores 16:00, rreth nje ore pas vendimit per te mos miratuar kerkesen e OSSH-se per rritje te tarifave me 23 perqind, por me 13 perqind.

Lajmi u konfirmua rastesisht nga “Shqip” ne tentative per te komunikuar me drejtuesit e ERE-s, te cilet e kishin te pamundur transmetimin e te dhenave per shkak te mungeses se linjave.

Burime te gazetes thone se reagimi i drejtuesve te OSSH-se pas rrezimit te kerkeses ishte teper i madh.

CEZ nuk e priste kete nivel çmimesh, qe sipas saj nuk mjaftojne per te rritur te ardhurat dhe madje ndikon edhe ne planin e investimeve.

Entit Rregullator iu deshen me shume se dy muaj kohe per te marre nje vendim sa me te duhur.

Gjate kesaj periudhe raportet mes dy institucioneve, Entit dhe OSSH kane kaluar ne situata te veshtira dhe tensioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA