Kryetari i partise me te madhe opozitare ne Maqedoni, LSDM, Branko Cervenkovski, ne nje interviste per te perditshmen “Utrinski Vesnik” tha se edhe pse paralajmerohen bisedime te reja, opozita per kete ende nuk eshte njoftuar nga kryeministri Nikolla Gruevski se cilat do te ishin pozicionet e fundit te Maqedonise.

Cervenkovski gjithashtu ka thene se eshte e pakuptimte te kerkohet unitet nga opozita e cila ashtu sikur edhe opinioni me i gjere aspak nuk eshte njoftuar me vijen e kuqe te Maqedonise.

Kjo deklarate e Cervenkovskit ka hasur ne reagimet e kryeministrit Gruevski, i cili madje akuzoi liderin e LSDM-se, se po mban anen e Greqise.

Top Channel