Greqia teston tregun, emeton 2 miliarde euro bonde

17/12/2009 09:10

Qeveria greke tentoi dje te binde investitoret se eshte ne gjendje te terheqe borxhe te reja, pasi siguroi rreth 2 miliarde euro hua nga banka miqesore me te dhe deklaroi se ka nder mend te rikthehet ne tregun nderkombetar te bondeve ne janar.

Ministri i Financave, Jorgos Papakostantinu, pranoi se vendi perballej me mungese besueshmerie, por parashikoi se tregjet do te deshmonin gatishmeri per te vijuar me blerjen e borxheve greke.

“Mendoj se ajo qe po presin tregjet eshte te shohin transformimin ne vepra te asaj qe ne kemi thene sakaq”, tha Papakostantinu, nje ish-profesor ekonomie 47-vjeçar.

Ministri i Financave po udheton neper te gjithe Europen ne perpjekje per te bindur investitoret mbi seriozitetin e qeverise se tij, nje hap vendimtar per te mbajtur gjalle aftesine e Greqise per te terhequr borxhe te reja nga tregjet.

Investitoret jane te shqetesuar per nivelin e stermadh te deficitit buxhetor te vendit dhe per stokun e stermadh te borxhit publik.

Investitoret kane filluar te spekulojne mbi mundesine qe Greqia te mberrije ne piken e paaftesise per te shlyer borxhet e veta.

Por nje situate e tille kercenon te demtoje jo vetem Greqine, por te gjithe Eurozonen dhe monedhen e perbashket.

Greqia ia doli dje te shese tituj borxhesh me vlere 2 miliarde euro, te cilat i nevojiteshin per te mbuluar nje vrime te stermadhe ne buxhet.

“Ankandi per kete borxh erdhi ne rrethana shume te veshtira per Greqine”, komentoi nje analist vendes.

Disa analiste mendojne gjithsesi se fakti qe ky borxh u ofrua per Athinen qe nje lajm i mire.

Por tregjet e medha nuk reaguan shume ndaj ketij lajmi dhe kostoja e sigurimit te bondeve greke vijoi te rritej.

Emetimi i ketij borxhi u krye gati ne sekret, pa lajmeruar me pare. Ministri i Financave Papakostantinu lajmeroi se vendi i tij do t’i rikthehet tregut nderkombetar te bondeve ne fund te janarit.

Ai shtoi se plani i ri ishte qe Greqia te terheqe “vetem” 53 miliarde euro borxhe te reja ne 2010, renie e konsiderueshme kjo ne krahasim me 66 miliardet e terhequr kete vit.

Ndersa qeveria e Athines kerkon t’u fshihet kreditoreve, duke premtuar ulje shpenzimesh, vetem ideja e fillimit te kursimeve buxhetore ishte e mjaftueshme qe sindikatat te fillojne grevat.

Top Channel